Futboll Sport

“Jemi Ballkanas, i themi në sy” – Tare për Ibrahimoviqin

Igli Tare ka ndarë detaje interesante nga periudha e tij te AC Milan, në një intervistë për platformën DAZN, pjesë të së cilës janë publikuar nga mediat italiane.

Ish-drejtori sportiv ka folur për momentin e arritjes së marrëveshjes me klubin kuqezi, duke e cilësuar si një nga ditët më të bukura të jetës së tij, si në aspektin profesional ashtu edhe personal.

“Dita në të cilën arrita akordin ishte një nga më të bukurat e jetës sime.”

Tare u ndal edhe te raporti me Zlatan Ibrahimović, duke theksuar afërsinë që kanë për shkak të mentalitetit dhe mënyrës së komunikimit.

“Jemi të dy nga Ballkani, i themi gjërat në sy.”

Në intervistë, ai foli edhe për sulmuesin portugez Rafael Leão, për të cilin vlerësoi potencialin e jashtëzakonshëm, ndonëse theksoi se edhe vetë lojtari ndonjëherë nuk është plotësisht i vetëdijshëm për kapacitetin e tij.

Në fund, Tare theksoi filozofinë që duhet të mbajë çdo lojtar që vesh fanellën e Milanit, duke e vendosur theksin te rezultatet dhe përgjegjësia.

“Që të jesh i denjë për Milanin, duhet të kthehesh të fitosh. Këtu duhet të lësh shenjë.”

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së