Aktualitet Lajme Politike

“Grida Duma dhe Erla Mëhilli dy gjëra të ndryshme”, Edi Rama “masakron” me batuta emrat e medias: Nga Fevziu “udhëtar” te Çim Peka “shoferi i makinës së bardhë” (INTERVISTA)

Edi Rama ne promovimin e librit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ndryshe për Koha Jonë, ku me batuta, ironi dhe komente pikante ka “portretizuar” disa nga emrat më të njohur të medias shqiptare. Në një bisedë të lirshme, Rama i përshkroi gazetarët dhe analistët me nga një epitet të shkurtër, duke ndezur menjëherë reagime dhe diskutime në rrjet.

Për Blendi Fevziun ai përdori fjalën “udhëtar”, ndërsa Ylli Rakipi u cilësua si “muhabetqar”. Për Mero Bazen, Rama zgjodhi termin “sqepar”, ndërsa për Arjan Çanin tha shkurt: “thashethemeqar”.

Një moment interesant ishte edhe kur u ndal te Erla Mëhilli dhe Grida Duma. Rama theksoi se “janë dy gjëra të ndryshme”, duke shtuar me humor se Erlën e ka “kushërirë të largët”.

Pjesa më e fortë e intervistës erdhi te komentet për Andi Bushati. Fillimisht Rama vlerësoi rolin e tij në gazetari, por më pas ironizoi duke thënë: “Ishte i vogël dhe rrëzoi një regjim. Tani është i madh dhe do regjim”.

Ndërkohë, për Frrok Çupin, Rama përdori vetëm një fjalë: “Mirditor”. Për Anila Bashën ai shmangu ironinë, duke theksuar respektin për faktin që “lufton për të mbijetuar në një xhungël jo të lehtë mediatike”.

Edhe Baton Haxhiu mori epitetin e shkurtër “Kosovar”, ndërsa momenti më thumbues ishte ai për Çim Peka. Rama tha se, po të ishte në kohën e vjetër të gazetës “Koha Jonë”, “do ishte një nga ata të makinës së bardhë”, duke shtuar më pas me ironi se “do e mbanin për shofer”.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur