Aktualitet Lajme Lifestyle

Frikë dhe ankth në ajër! Avioni me 200 shqiptarë mbetet në qiell

Një incident si pasojë e kushteve atmosferike është regjistruar këtë të mërkurë, ku 200 pasagjerë shqiptarë janë detyruar që të përballen me momente tensioni dhe frike.

Fluturimi i linjës Wizz Air, i nisur nga Tirana drejt Gjenovës, u përball me kushte të vështira atmosferike që penguan uljen në aeroportin përkatës.

Pavarësisht përpjekjeve të përsëritura të pilotëve, të cilët tentuan dy herë që të ateronin, ata nuk kanë mundur kjo si pasojë e motit të keq. Në këto rrethana, ata u detyruan që të devijonin avionin drejt Torinos, ku u ul në orën 13:00.

Behet e ditur se udhëtarët janë përballur me mungesë informacioni  dhe neglizhence në aeroportin e Torinos.

Ndonëse atyre u është premtuar se do të transportoheshin me autobus drejt Gjenovës, deri më tani nuk kanë pasur asnjë përgjigje konkrete. Në pamjet e mëposhtme shihet teksa pasagjerët qëndrojnë në grupe, duke kërkuar sqarime dhe zgjidhje për të vijuar udhëtimin për në destinacionin e tyre përfundimtar.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur