Këngëtarja shqiptare, Tayna ditën e sotme ka surprizuar Mimoza Ahmetin me një dron përmes së cilit shkroi: Një diell si ti.
Në momentin kur në qiell u shfaq droni me dedikimin e bërë nga Tayna, Mimoza filloi të këndonte këngën e artistes me titull “Si ai”.
Pasi u përball me surprizën e veçantë Mimoza e falenderoi Taynën për momentin e bukur ndërsa u shpreh se adhuron atë dhe këngët e saj.
“Tayna, më eksitove me fjalët që kishe shkruar. Unë isha e emocionuar nuk është se e lexova dot qartazi se çfarë ishte shkruar por ma thanë fermerët e tjerë. Të dua shumë ty dhe këngët e tua”u shpreh Mimoza pasi u surprizua me dronin nga artistja.
Surpriza me dron e realizuar nga Tayna, vjen disa ditë pasi këngëtarja shfaqi përkrahjen e saj publikisht ndaj Mozës e cila prej 27 marsit është bërë pjesë e “Ferma Vip 3”.

