Janë zbuluar emrat e të gjithë kandidatëve që janë pjesë e garës për Këshillin e ri Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në listën e ndarë në 3 kategori: burrat, gratë dhe të rinjtë, nga këta të fundit bien në sy emra mjaft të njohur për shoqërinë shqiptare.
Më konkretisht bëhet fjalë për djalin e Sokol Olldashit, djalin e Azem Hajdarit, reperi Stresi (Arkimed Lushaj), vajza e Bujar Nishanit sii dhe senatorja e senatit akademik të Universitetit të Tiranës, Desada Xhetani.
Po ashtu, mësohet se janë lënë jashtë gare rreth 38 demokratë.
Në mesin e 38 personave, ajo që bie më së shumti në sy është largimi i figurave të njohura për kontributin e tyre të dhënë ndër vite në PD, të tillë si: Aldo Bumçit, Andi Mustafait, Arben Imamit, Bujar Kapexhiut, Julian Dedës, Rudina Hadarit dhe Robert Budinën etj.

