Përballja e Fabjolës me vëllain e saj Fabjanin i cili prime-n e djeshëm e kritikoi për afrimitetin e saj me Adionin, shkaktoi një ftohtësi dhe distancim mes dy fermerëve.
Gazetarja Dasara Karaiskaj është shprehur e sigurt se familja e Olës ka rezerva ndaj Adionit për shkak të dallimeve kulturore dhe fetare mes tyre.
Në një bisedë të bërë në “Ferma Club” gazetarja u shpreh se biseda të tilla janë diskutuar dhe më parë brenda programit televiziv, e sipas saj është lënë e nënkuptuar se “pengesa”për çiftin Ola-Adion është besimi fetar.
Më tej Karaiskaj theksoi se ndërhyrja e vëllait të Fabjolës nuk ishte aq e rëndë sa u paraqit në rrjet ndërsa theksoi se çështjet familjare duhet të mbeten sa të mbyllura dhe të mos ndikohen nga jashtë.
“Ka një bisedë pas, që ka bërë Fabjola me Sonin që ka shpjeguar kulturat fetare dhe shumë gjëra që hynjë në lojë. Që ne shkojmë në kishë. Kultura dhe formimi kanë rëndësinë e vet. Ajo që bëri i vëllai nuk më duket kaq e madhe sa e kanë bërë. Te çështjet familjare është mirë të mos ndërhyjë askush“, u shpreh Dasara Karaiskaj.

