Aktualitet Kronike Lajme

Sulm me thikë në Londër, dy persona të plagosur! Keir Starmer: Ngjarje rrëqethëse!

Dy persona janë plagosur me thikë në Londër, në zonën e Golders Green, e njohur për një komunitet të madh praktikantë hebrenj. Sipas raportimeve të mediave britanike, agresori është arrestuar. Një grup lokal rojesh sigurie, Shomrim, bën me dije se autori është parë duke vrapuar në rrugën kryesore me thikë në dorë, ndërsa tentonte të godiste persona nga komuniteti hebre. Janë pikërisht agjentët e këtij grupi që kanë ndërhyrë të parët, duke e ndaluar agresorin deri në mbërritjen e policisë. Më pas, forcat e rendit e kanë neutralizuar dhe arrestuar.

Dy të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore ndërkohë që gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë publike. Ngjarja vjen në një klimë tensioni, pas një serie incidentesh me sfond antisemit në Londër, ku përfshihen edhe sulme me zjarr ndaj objekteve të komunitetit hebre.

Reagimi politik ka qenë i menjëhershëm. Kryeministri Keir Starmer e cilësoi sulmin “absolutisht rrënqethës”, duke shtuar se “sulmet ndaj komunitetit hebre janë sulme ndaj Mbretërisë së Bashkuar”

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur