Detaj të reja janë bërë publike padia ndaj një skandali seksual të kryer nga një drejtoreshë ekzekutive e Institucionit Financiar “JP Morgan”.
Ajo është me origjinë shqiptare, dhe emri i saj është Lorna Hajdini.
Sipas raportimeve drejtoresha është akuzuar për përdorimin e pushtetit të saj, për të ngacmuar dhe abuzuar seksualisht me një punonjës të ri.

Punonjësi është shprehur në padinë e tij se Hajdini ka pranuar se e kishte droguar duke përdorur Rohypnol në raste të shumta. Madje ai ka thënë se ajo është tallur me të pasi ka kryer ndaj tij një akt seksual i cili ishte kundër vullnetit të tij.
Në një rast, kur ajo e ftoi për pije dhe ai refuzoi, Hajdini dyshohet se i tha “nëse nuk e bën me mua, do të të shkatërroj… mos harro kurrë, unë të kam në dorë”.
Sipas punonjësit gjithçka ka filluar në vitin 2024, atëherë kur ai dhe Lorna Hajdini kishin filluar të punonin së bashku.
Që në takimet e tyre të para ajo ka pasur një sjellje jo të përshtatshme kundrejt tij. Sipas tij Lorna Hajdini, e hodhi stilolapsin e saj pranë tavolinës së tij dhe u përkul për ta marrë duke i fërkuar këmbën dhe duke i kapur pulpën.

