Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj të ri “Two People Exchanging Saliva”, u ngjit në skenën prestigjioze të ceremonisë “Oscar”, për ta marrë çmimin “Filmi më i mirë i shkurtër”
Filmi arriti të marrë çmimin “Best Live Action Short Film” në edicionin e 98-të të ngjarjes, teksa në skenë u ngjit edhe vet Bajrami gjatë ceremonisë.
Bajrami që luan rolin e Malaise, interpreton shitësen e një dyqani luksoz në rrëfimin kinematografik që shpërfaq luftën e mentaliteteve dhe kontrollin shoqëror. Filmi është krijuar nën regjinë e skenarin e përbashkët të Natalie Musteata dhe Alexandre Singh.
Bajrami është e njohur për disa suksese kinematografike tashmë, duke arritur që të bëjë regjinë e shumë prej filmave të prodhuara nga produksione franceze. Në skenën vendore ajo më së shumti njihet për regjinë e filmit “Luaneshat e Kodrës”, i cili arriti të jepej premierë në festivalin prestigjioz të filmit në Cannes.

