Më shumë se tridhjetë të vdekur raportohen në Bejrut, ndërsa Teherani vazhdon hakmarrjen kundër vendeve që i konsideron armiqësore: shpërthime janë raportuar në të gjithë Gjirin Persik. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania janë shprehur “të gatshme për veprime mbrojtëse”.

Ndërkaq, një zyrtar i Tel Avivit shpjegon se operacioni kundër Iranit “po ecën më shpejt se sa pritej, për Teheranin së shpejti do të jetë fundi i lojës”, presidenti Donald Trump numëron objektivat e goditura. Kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se operacioni amerikan kundër Iranit do të zgjasë “katër javë ose më pak”. Kundërsulm më të ashpër premtoi Trump ndaj Teheranit pasi 3 ushtarakë amerikanë u vrarë deri në mëngjesin e së dielës që lamë pas gjatë Operacionit “Epic Fury”, ndërsa pesë të tjerë ndodhen në gjendje.
Edhe Izraeli është nën sulm. Pasi një raketë iraniane goditi të dielën një pallat banimi, duke vrarë nëntë persona, në veri të vendit u dëgjuan sirenat për një sulm me raketa që vinte nga Libani, nga Hezbollahu.
Reagimi i menjëhershëm erdhi nga IDF, e cila u kërkoi banorëve të rreth pesëdhjetë qyteteve dhe fshatrave të largohen “urgjentisht” nga shtëpitë e tyre dhe të mos afrohen pranë strukturave të dyshimta.

