Aktualitet Kronike Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, qëllohet drejt një automjeti, policia: Autorët babai me dy djemtë

Të shtëna me armë zjarri drejt një automjeti në Kurbin gjatë pasdites së sotme. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që Policia ka identifikuar autorët dhe është vënë në ndjekje të tyre.

Raportohet se eshte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Kurbin, në afërsi të qytetit të Laçit.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se është qëlluar drejt automjetit me të cilin lëvizte shtetasi M.N. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar.

Policia raporton se ka identifikuar tre autorët e dyshuar, babain, Pren Gjoka me dy djemtë, Henrik e Paris Gjoka, (njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit) dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të rastit.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur