Reality show, “Ferma VIP”, do të startojë zyrtarisht këtë të premte, me televizionin “Vizion Plus” nën drejtimin e Arbana Osmanit, Ndërkohë që janë bërë publik emrat e opinionistëve të spektaklit, përmes një postimi në llogarinë zyrtare të “Ferma VIP” në “Instagram”.

Ata janë Einxhel Shkira, Ermal Mamaqi dhe Armina Mevlani. Kujtojmë se Armina ka qënë pjesë e edicioneve të mëparshme të spektaklit.
Einxhel rikthehet pas një mungese të gjatë në ekran që pas daljes së saj në Big Brother Vip si banore disa edicione më parë, kurse prej Ermalit priten të qeshura dhe humor në komentimin e situatave dhe dinamikave.

