7 qershori në Kosovë do të shënojë zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka publikuar listën e saj zgjedhore.
LDK ka publikuar 110 kandidatë të cilët sipas saj përfaqësojnë: “idenë për një Kosovë me dinjitet, institucione të forta, zhvillim ekonomik dhe aleanca të fuqishme perëndimore”.
Në krye të listës, siç edhe dihet nga më parë, është Vjosa Osmani, ndërsa pas numrit dhjetë mbetën dy ish- deputetët aktiv të LDK-së nga fusha e ekonomisë, Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami. Hoti mban numrin 11 dhe Bajrami atë 12. Në listë bie në sy dhe emri i ish-deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku.

Po ashtru edhe Lëvizja Vetëvëndosje (LVV) ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Përmes një postimi në “Facebook” “VetëVendosja” është shprehur se: “Lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe partnerëve Me mbështetjen dhe ndihmën e qytetarëve do të punojmë që ta kemi listën fituese”.

