Aktualitet Kronike Lajme

Tragjedi në New York, 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi bie në pusetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York, ku një grua shqiptare 56-vjeçare ka humbur jetën pasi ra në një pusetë të pambuluar në mes të rrugës.

Viktima është identifikuar si Donike Gocaj, e cila kishte parkuar automjetin e saj tip Mercedes-Benz SUV pranë pusetës të hënën në mbrëmje dhe ra në të sapo doli nga makina.

Sipas mediave, 56-vjeçarja u nxor nga puseta nga zjarrfikësit dhe u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht u shpall e vdekur.

Kompania e shërbimeve publike Con Edison deklaroi se pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se kapaku i pusetës ishte zhvendosur nga një kamion me shumë akse, i cili kishte kaluar mbi të rreth 12 minuta para incidentit tragjik.

“Po shqyrtojmë detajet dhe, ndonëse kjo është një ngjarje e rrallë, kapakët e pusetave mund të zhvendosen nga automjetet e rënda”, tha një zëdhënës i Con Edison në një deklaratë.

“Mendimet tona mbeten me familjen e saj dhe siguria mbetet përparësia jonë kryesore.”

Një dëshmitare okularë tregoi për mediat se e pa gruan duke rënë në gropë vetëm pak çaste pasi ishte larguar nga automjeti i saj.

“Ajo ishte në gropë, duke bërtitur se po vdiste. Vazhdimisht thoshte, ‘Po vdes, po vdes’”, rrëfeu dëshmitarja.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur