Marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës ne “Ferma Vip” ka marrë një tjetër kthesë së fundmi, duke i rikthyer ata në qendër të vëmendjes. Mbrëmjen e djeshme, dyshja shkëmbyen puthjen e tyre të parë pasionante, një moment që nuk kaloi pa reagime, veçanërisht nga vetë Vanesa.

Pas puthjes, Vanesa iu drejtua kamerës, duke u kërkuar falje prindërve të saj, për atë që ata po shikonin.
“T’i them diçka mamit dhe babit, sepse do na shohin. Mami, babi ky është Indri, mund t’ju ketë mërzitur pak, por…”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, edhe Indri reagoi duke kërkuar mirëkuptim, duke pranuar se situata mund të ketë shkaktuar shqetësim jashtë shtëpisë.
“Më vjen shumë keq dhe ju kërkon falje, por tani nuk ju mërzis më. Jemi pa bllokime, le të ndodh çfarë të jetë e shkruar”, tha aktori.

