Aktualitet Lajme Politike

4 ministrat e rinj të kabinetit Rama Enea Karakaçi- ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës Ferit Hoxha- ministër i Jashtëm Ermal Nufi- ministër i Mbrojtjes Eriona Ismaili- ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin 3 ministrat që ikin nga kabineti Rama Belinda Balluku Elisa Spiropali Pirro Vengu

Tiranë- Në seancën e sotme në Kuvend, cila nis në orën 10:00, pritet të votëbesohen ministrat e rinj, pas dekretinit të një dite më parë nga presidenti Begaj të 7 ndryshimeve në qeveri, të propozuara nga kryeministri Rama.

Si procedurë, Partia Socialiste do të kërkojë ndryshimin e rendit të ditës dhe më pas të votohen të gjithë dekretet e Begaj për ministrat e rinj. Të mërkurën, Begaj firmosi 13 dekrete, 6 shkarkime dhe 7 emërime në detyrë.

Ndryshimet në qeveri u bënë me dije nga Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, ku vendosi shkarkimin e Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës, pasi edhe Kushtetuesja la në fuqi pezullimin e saj nga detyra, ndërsa SPAK është në pritje të autorizimit për arrestin.

7 ndryshimet në Qeveri

Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun

Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zëvendëson Belinda Ballukun

Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin

Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun

4 ministrat e rinj të kabinetit Rama

Enea Karakaçi- ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës

Ferit Hoxha- ministër i Jashtëm

Ermal Nufi- ministër i Mbrojtjes

Eriona Ismaili- ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

3 ministrat që ikin nga kabineti Rama

Belinda Balluku

Elisa Spiropali

Pirro Vengu

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur