Aktualitet Kronike Lajme

Sulm me thika në një stacion treni në Zvicër, plagosen tre persona

Një sulm me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në stacionin kryesor të trenit në Winterthur, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas mediave zvicerane, incidenti ndodhi pak para orës 08:30, sipas orës lokale, në platformën 3 të stacionit. Dëshmitarët raportuan se autori i dyshuar bërtiti “Allahu Ekber” ndërsa sulmonte viktimat me thikë.

Policia ndërmori një operacion të madh dhe arrestoi brenda një kohe të shkurtër një shtetas zviceran, 31 vjeç. Pjesë të stacionit, përfshirë nënkalimin u izoluan, ndërsa ekipet e emergjencës u dhanë ndihmën e parë të plagosurve.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe motivin që çoi në këtë incident të rëndë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur