Aktualitet Politike

“Aktet e dhunës rrezikuan jetë njerëzish”, BE reagon pas protestës së opozitës

Delegacioni i KE reagon per protestat

Përmes një postimi në rrjetet sociale, delegacioni i BE shprehet se është kundër dhunës, ndërsa i bën thirrje aktorëve politikë për vetëpërmbajtje.

Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve.Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.

Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

You may also like

Aktualitet

“Nuk u garantua siguria e qytetarëve” Pas protestës të opozitës shkarkohet Ilir Proda

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimi u mor pas protestës së
Kryetari i PD Sali Berisha
Politike

Berisha tregon pse u sulmua ish-vila e Enver Hoxhës: Agjentë të infiltruar mashtruan qytetarët

Kreu i PD, Sali Berisha foli nga selia blu mbi arsyet pse protestuesit sulmuan me breshëri molotovësh ish-vilën e diktatorit