Aktualitet Lajme Lifestyle

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Në Itali në 4 aeroporte ka hyrë në fuqi kufizimi për furnizim me karburant të avionëve. Disa kategori fluturimesh nuk do të lejohen, të paktën deri më 9 prill kur në Evropë pritet furnizimi i radhës me vajguri. Masa të forta racionimi nuk i ka përjashtuar edhe vetë Brukseli zyrtar, në një kohë kur parashikon periudhë të gjatë krize. Në Shqipëri, në Aeroportin e Rinasit nuk pritet të ketë kufizime dhe probleme me furnizimin.

Në Bashkimin Evropian po i vlerësojnë të gjitha mundësitë, përfshirë racionimin e karburantit dhe lirimin e më shumë nafte nga rezervat, teksa përgatitet për një tronditje energjetike “afatgjatë”. Kështu e përmblodhi të premten Komisioneri Europian për Energjinë, Dan Jorgensen, atë që mund të ndodhë në skenarin më të keq të krizës në Lindjen e Mesme.

Një ditë më pas në Itali hynë në fuqi kufizimet e para të karburantit për fluturimet, të cilat kanë filluar zbatimin në aeroportet e Bolonjës, Milano Linate, Trevisos dhe Vencias.  Air BP Italia, një nga operatorët kryesorë, ka lëshuar një njoftim drejtuar linjave ajrore, duke i informuar ato se për ditët në vijim, deri më 9 prill, do të ketë kufizime të karburantit në të katër aeroportet.

Përparësi njoftohet se do tu jepet fluturimeve të ambulancave, fluturimeve shtetërore dhe atyre që zgjasin më shumë se tre orë. Për të gjitha të tjerat, shpërndarja do të jetë e kufizuar

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur