Aktualitet Lajme Vendi

Protestohet sot në Prishtinë kundër ndalimit të shërbimeve ndërtimore në Rugovë

Sot do të mbahet një protestë në Prishtinë, para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë. 

Protesta do të organizohet nën moton “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”.

Sipas organizatorëve, nisja e transportit të organizuar do të bëhet nga lokali “Peja City”, nga ora 09:30 ku qytetarët do të udhëtojnë me autobusë drejt kryeqytetit.

Organizator i protestës është Idriz Kurtbogaj, ndërsa pjesëmarrësit janë ftuar që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, me synim mbrojtjen e të drejtave të banorëve të Rugovës./Klankosova.tv

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur