Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi në Gjykatën e Posaçme, zëvendësimin e arrestit në burg, me një masë tjetër sigurie më të butë.

Ish-presidenti ofroi edhe garanci pasurore, por kërkesa iu rrëzua nga GJKKO. Vetë Meta nuk ishte i pranishëm, dhe në seancë u përfaqësua nga avokati. Kujtim Cakrani tha se kërkohet masë më e lehtë, referuar edhe vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë për paraburgimet.

“Ky intimidim dhe linçim që më është bërë mua dhe ish-burrit tim, duhet të jetë e hapur që shqiptarët të shohin provat”, ka thënë Kryemadhi.
Avokati mbrojtës i Metës i thotë gjykatës se nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e transmetimit live të seancës.

