Aktualitet Lajme Lifestyle Ndërkombëtare

Papa Leo paralajmëron për rrezikun e inteligjencës artificiale: Qeveritë duhet të ngadalësojnë zhvillimin e AI-së

Papa Leo u ka bërë së fundmi thirrje qeverive që të ngadalësojnë dhe të rregullojnë më nga afër zhvillimin e sistemeve të inteligjencës artificiale.

Në dokumentin e tij të parë madhor, të publikuar sot, ai paralajmëron se këto sisteme mund të përhapin dezinformata, të favorizojnë konfliktet dhe të rrezikojnë ta çojnë botën drejt një lufte të pafundme.

Papa shprehu gjithashtu shqetësim gjatë një aktiviteti në Vatikan, ku u prezantua teksti, duke theksuar se disa sisteme autonome armësh kanë avancuar “praktikisht përtej çdo mundësie njerëzore për t’i kontrolluar”. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Chris Olah, bashkëthemelues i kompanisë Anthropic, një prej kompanive kryesore të inteligjencës artificiale në botë.

Ai bëri thirrje që pronësia mbi të dhënat e inteligjencës artificiale të mos mbetet vetëm në duar private, ndërsa kërkoi që politikëbërësit të mbrojnë të drejtat e punëtorëve, të garantojnë sigurinë e fëmijëve ndaj teknologjisë dhe të ulin rivalitetin mes kompanive të inteligjencës artificiale.

“Ajo që nevojitet është një përfshirje politike më aktive që është e aftë të ngadalësojë gjërat kur gjithçka po përshpejtohet”, tha Leo në tekstin e titulluar “Magnifica Humanitas” (Njerëzimi Madhështor).

Papa bëri thirrje për “korniza të forta ligjore, mbikëqyrje të pavarur, përdorues të informuar dhe një sistem politik që nuk heq dorë nga përgjegjësia e tij”.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur