Lajme

Lufta. Irani synon Shqipërinë, plan sulmi ndaj MEK

Bombardimet ne Iran

Irani vendos në shënjestër armiqtë e tij në të gjithë botën dhe opozita iraniane e strehuar në Shqipëri mbetet në radarët e regjimit. Mes tensioneve në rritje rajonale në Lindjen e Mesme, media azerbajxhanase “Caliber” shkruan se Irani po shqyrton mundësinë e një sulmi iranian ndaj selisë së “Monafeqin”, term që përdoret nga autoritetet iraniane për Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (MEK), e vendosur në kampin Ashraf-3 në vendin tonë. Edhe pse duket thuajse e pamundur një sulm në Shqipëri, vend tashmë i listuar tek armiqtë e regjimit Iranian, dronët Iranian kanë arritur që të afrohen në Qipro ndërsa sulmet me këto armë mbeten të rrezikshme edhe në distanca të largëta.

Shërbimi për shtyp i Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) deklaroi në Telegram se veprimet e mundshme lidhen me një strukturë që Teherani e konsideron të përfshirë në “aktivitete armiqësore”.Sipas medias azerbajxhanase, duke iu referuar sulmeve të fundit të Iranit ndaj objektivave në Qipro, Teherani nuk po e kufizon më veprimtarinë e tij në një hapësirë të caktuar gjeografike kur bëhet fjalë për kundërshtarët, duke sinjalizuar një zgjerim të kapaciteteve operacionale përtej rajonit.Megjithatë sipas ekspertëve, ky skenar është pothuajse i pamundur. E para, është shumë e komplikuar që të arrijnë Shqipërinë. Çdo raketë ose dron do të duhej të fluturonte mbi Turqi, Irak ose përmes hapësirës ajrore të Mesdheut të monitoruar nga Flota e Gjashtë e SHBA-ve dhe sistemet e Integruara të Mbrojtjes Ajrore dhe Raketave (IAMD) të NATO-s. Dhe duke sulmuar Shqipërinë, Irani në këtë mënyrë do t’i shpallte luftë edhe NATO-s.

Çfarë është Organizata Muxhahedine e Iranit?

Një kompleks i fortifikuar në fshatin Manzë, pranë Tiranës, shërben si shtëpi për rreth 3 mijë anëtarë të Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (e njohur edhe si Mujahedin-e-Khalq – MEK), duke shënuar një kapitull të ri në historinë mbi 60-vjeçare të këtij grupi kontrovers. Lëvizja opozitare ka selinë në Shqipëri që prej vitit 2013, kur qeveria jonë pranoi strehimin e anëtarëve të saj me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara. Zhvendosja erdhi pas viteve pasigurie në Irak, ku grupi kishte qenë i vendosur më parë. E themeluar në vitin 1965, MEK u shfaq si një lëvizje islamike me prirje socialiste kundër sundimit të Shahut Mohammad Reza Pahlavi. Gjatë viteve 1970, ajo kreu sulme të armatosura kundër monarkisë dhe shënjestroi gjithashtu interesa amerikane në Iran. Disa burime, duke iu referuar sulmeve të fundit të Iranit ndaj objektivave në Qipro, pohojnë se Irani nuk po e kufizon më veten në një gjeografi specifike kur synon qendrat e lidhura me kundërshtarët e tij dhe po zgjeron fushëveprimin e aftësive të tij operacionale përtej rajonit.

 

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur