Aktualitet Lajme Lifestyle

Sot Dita e Verës/ Ballokume, verore dhe festime në çdo qytet të Shqipërisë, Elbasani mbetet ‘shpirti’ i festës

Çdo qytet ne Shqipëri ka planifikuar një sërë aktivistetesh e festimesh për të kremtuar këtë ditë, si dhe janë marrë masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve. Aktivitetet festive do të nisin që në orët e para të ditës së sotme dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.

Në Tiranë sot, janë parashikuar rreth 50 aktivitete për të gjitha grupmoshat. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur tashmë edhe stenda me produkte artizanale.

Elbasani mbetet gjithnjë ‘zemra’ e Ditës së Verës. Qyteti e pret i pari Ditën e Verës ndërsa sot, festa ka kulmuar së pari me paradën e Karnavaleve të fëmijëve dhe do të vijojë me një sërë organizimesh të tjera. Festimet janë shtrirë edhe në juglindje të vendit, në Korçë e Ersekë.

Si në Tiranë ashtu edhe në Elbasan janë marrë masat për kufizimin e lëvizjes deri në orët e para të 15 marsit.

Politika ka uruar gjithashtu Ditën e Verës. I pari ishte kryeministri Rama që ndau edhe një video të veçantë të amvisave të Elbasanit duke përgatitur ballokumen, e më pas edhe presidenti Begaj.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur