Lajme Politike

Rama: Ballukun nuk e shkarkoja në një situatë tjetër

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë ndryshimet e forta që bëri pak ditë më parë në Qeveri, të cilat i cilësoi një qasje të re, për të cilën kishte folur edhe në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS. Gjatë fjalës së tij në podkastin ‘Flasim’, Rama tha se Belinda Ballukun nuk do ta shkarkonte në një situatë tjetër, teksa shtoi se lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e saj do të fliste pas raportit të Këshillit të Mandateve.

Edi Rama
Edi Rama

“Ndërkohë po aty, unë ndava me deputetet dhe deputetët edhe planin e ndryshimeve në qeveri, të cilat janë ndryshime që shkojnë në atë që unë e kam konsideruar si një qasje e re në këtë aspekt dhe për të cilën kam folur, qysh në fjalën e drejtuar Asamblesë Kombëtare në krye të punëve të këtij mandati, duke bërë edhe krahasimin, mes ndryshimeve në një skuadër futbolli me ato në një skuadër basketbolli. Kështu që, në këtë aspekt ndryshimet ishin të parapara, por natyrisht që nëse rrethanat do të kishin qenë të ndryshme, nuk do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë që aktualisht në bazë të mbledhjes së zgjeruar të grupit dhe të planit të ri të kompozimit të qeverisë, është ish Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Por gjithsesi për këtë temë, fola pak në mbledhjen e grupit dhe rezervova dhe më mbetet e rezervuar e drejta që të flas në mënyrë më shterruese, pasi të kem lexuar edhe raportin e Këshillit të Mandateve”, tha mes të tjerash kryeministri Rama.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur