Reperi Betim Januzi, i njohur ndryshe si “Bash Buta” ka lënë qelinë gjatë ditës së sotme.
Më 13 prill Gjykata Themelore në Ferizaj caktoi ndaj reperit një muaj paraburgim nën dyshimin për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Prej më shumë se një muaj, Buta përfudnoi në paraburgim pas një incidenti në një vendparkim afër një lokali, ku debati agravoi deri në përplasje nga të cilat u raportuan lëmndime trupore.
Pak orë pas lirimit të tij, Buta pritet të mbajë një koncert ne clubin e njohur në Prishtinë, “Zonë Club”.

