Aktualitet Kronike Lajme

28-vjeçarja u gjet e gjakosur buzë rrugës! Deshmia e fëmijëve: Babi e shtyu mamin!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kretën pasditen e së shtunës kur një 28-vjeçare, mamaja e 4 fëmijëve u gjet e plagosur dhe e mbuluar nga gjaku në një cep të rrugës.

Aktualisht mësohet se e reja ndodhet e shtruar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Heraklionit duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pritet që të japë dëshminë  e saj për ngjarjen e rëndë, raporton protothema.gr.

Nga ana tjetër, Policia i ka vënë prangat bashkëshortit të saj i cili akuzohet për tentativë vrasjeje.

Burri i të plagosurës dyshohet të jetë autori i ngjarje së rëndë, pasi fëmijët e tyre në dëshminë e dhënë para hetuesve të ngjarjes kanë thënë “babai e shtyu nënën dhe ajo ra nga makina dhe e goditi”.

30-vjeçari pretendoi se ishin kthyer në shtëpi sepse kishin harruar gjëra për foshnjën, të tilla si biberonin dhe ushqimin. Ndërkohë që nga ana tjetër, 28-vjeçarja u gjet e mbuluar me gjak në tokë, me një pjesë të trupit të saj në rrugë dhe pjesën tjetër në bar, në një zonë rurale ku nuk ka as kamera sigurie.

Në dëshminë e dhënë para Policisë 30-vjeçari tha se teksa drejtonte makinën, dera e pasagjerit u hap papritur dhe gruaja e tij u hodh jashtë automjetit, duke ia pasuar shkakun e plagosjes së partneres së tij, problemit mekanik me derën .

Megjithatë, autoritetet policore po vijojnë me hetimet në pista të ndryshme.

Midis tyre renditen pista 1: që të ketë pasur një aksident trafiku dhe 30-vjeçari, për shkak të dehjes, nuk mban mend se çfarë ka ndodhur saktësisht, pista 2: që ai ta ketë hedhur gruan jashtë automjetit ose edhe ta ketë plagosur atë me vetë makinën.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur