Cory Richins, 36 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht për vrasjen e bashkëshortit të saj Eric Richins. Ai humbi jetën në mars 2022 pasi u helmua me fentanil nga bashkëshortja e tij.
Disa javë më parë, në Ditën e Shën Valentinit, ajo kishte tentuar ta vriste, ndërsa më vonë u shpall fajtore edhe për mashtrim financiar dhe falsifikim të policave të sigurimit të jetës.
Gjatë gjyqit, juria me tetë anëtarë dëgjoi mbi 40 dëshmitarë, përfshirë personin që dyshohet se i furnizoi Cory me drogën. U paraqitën prova se ajo kishte borxhe milionëshe, një lidhje jashtëmartesore dhe besonte se do të trashëgonte pasurinë e burrit, me vlerë mbi 4 milionë dollarë.
Pas vdekjes së Eric, Cory Richins u paraqit si një vejushe e pikëlluar dhe madje shkroi një libër për fëmijët e saj, të titulluar “Are You With Me?”, për t’i ndihmuar të përballonin humbjen. Libri iu kushtua pikërisht burrit që ajo e kishte vrarë, të cilin e përshkroi si “një burrë të mrekullueshëm dhe një baba të mrekullueshëm”.

