Aktualitet Lajme Politike

Edi Rama e thotë nga Forumi Ekonomik i Delfit: Në Shqipëri të fusin në qeli pa të dhënë shpjegime, kanë burgosur dhe të mitë

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për situatën e drejtësisë në Shqipëri për të cilën theksoi se ka nevojë dhe për të tjera ndryshime që të përmirësohet.

Në bisedën e zhvilluar me gazetarin grek, nga Forumi Ekonomik i Delfit, Rama theksoi se në Shqipëri për 58% të personave të burgosur nuk ka një shpjegim, çka nxjerr në pah çalim të drejtësisë. Ndërsa vuri në vëmendje dhe burgsojen e socialistëve që janë bërë padrejtësisht dhe pa asnjë shjegim duke shtuar se nga kjo janë prekur dhe shumë qytetarë të thjeshtë.

“Në Shqipëri kemi 58% të personave në burgje për të cilët ende nuk ka një shpjegim. Edhe kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në qeli e për këtë nuk ka shpjegim. Për Belerin tashmë ka marrë fund, përfundoi në mënyrë të mirë se është  Kjo nuk ka prekur vetëm unikët, ka prekur shumë njerëz” tha Rama.

Pjesë nga biseda:

Gazetari: Le të flasim për Belerin.

Edi Rama: Për të çdo gjë përfundoi në të tillë mënyrë sa çdo kryetar bashkia është dërgur në paraburgim. Sot kam prova që në atë kohë duket sikur ishte rast unik. Jam përpjekur t’i shpjegoj palës greke se kjo ka të bëjë me një modell në vendin tonë pas reformës në drejtësi po bëhet problem.

Gjyqësori është i pavarur. Ne po merremi me këtë. Në Shqipëri kemi 58% të personave në burgje për të cilët ende nuk ka një shpjegim. Edhe kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në qeli e për këtë nuk ka shpjegim. Për Belerin tashmë ka marrë fund, përfundoi në mënyrë të mirë se është. Kjo nuk ka prekur vetëm unikët, ka prekur shumë njerëz.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur