Aktualitet Lajme Lifestyle

1 Maji – Në Serbi, Bosnje e Mal të Zi paga mesatare shkon 1 mijë e 300 euro, në Shqipëri vetëm 860 euro

Me dëshirë të shtuar për t’u larguar, probleme të shumta të mbartura e alternativa të pakta, gati inekzistente. Me këtë miks ndjesish i gjen edhe ky “1 maj” shqiptarët.

Pjesa më e madhe e tyre festojnë ndërsa pak protestojnë. Kjo në një kohë që 39 për qind e tyre hasin vështirësi për të përballues muajin. Ky tregues është ndjeshëm më i lartë se në vendet e Rajonit.

“Të anketuarve u kërkohet të vlerësojnë se sa e lehtë është për familjen e tyre të përballojë shpenzimet mujore, duke marrë parasysh të ardhurat totale mujore nga burime të ndryshme. Vlerësimi bëhet në një shkallë me gjashtë nivele, nga “shumë lehtë” deri te “me shumë vështirësi”.

Në përgjithësi, 8% e të anketuarve në BE raportuan se në vitin 2024 e kishin të vështirë ose shumë të vështirë të përballonin shpenzimet. Dallimet mes gjinive ishin të papërfillshme”, tha Gertjana Hasalla, Qendra për të Drejtat në Punë.

Pavarësisht retorikës së madhe, paga mesatare në Shqipëri është rritur më pak se në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Teksa në Serbi, Bosnje-Hercegovinë dhe Malin e Zi paga mesatare po i afrohet nivelit të 1 mijë e 300 eurove, në Shqipëri ajo përllogaritet në vetëm 860 euro.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur