Indri ka vendosur të mbyllë përfundimisht kapitullin e nisur me Vanesën brenda shtëpisë së Ferma VIP.
Gjatë mbrëmjes së djeshme në emision, ai lexoi një letër dedikuar Vanesës, ku shprehej se pas largimit të saj kishte reflektuar dhe kishte kuptuar se nuk ishte personi i duhur për të.
Megjithatë, vetëm pak para nisjes së spektaklit, erdhi edhe reagimi i Vanesës, e cila njoftoi se nuk do të ishte e pranishme në Prime.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo la të kuptohej se kishte kuptuar përmbajtjen e letrës dhe arsyet pse i ishte kërkuar me ngulm pjesëmarrja në spektakël.


