Lajme Show Biz

E mbajti të fshehtë, reperi shqiptar bëhet baba për herë të dytë

Reperi i njohur shqiptar Fero është bërë baba për herë të dytë, duke e mbajtur një lajm të tillë të fshehtë për publikun. Emision “Prive” bën me dije se artisti është bërë baba për herë të dytë, teksa ende nuk ka një konfirmim nga vetë Fero.

Teksa në media u përfol për ndarjen nga partnerja e tij Nita, pasi për një kohë të gjatë kanë munguar postimet e tyre së bashku, duket se çifti ka përjetuar në heshtje periudhën e ardhjes në jetë të fëmijës së tyre.

Kujtojmë që Fero është babai i një vajze, Nina, nga martesa me modelen e njohur Arbenita Ismajli, me të cilën reperi është ndarë disa vite më parë.

Po ashtu këngëtari ka paralajmëruar fansat e tij se do të rikthehet fuqishëm në industrinë e muzikës.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur