Aktualitet Lajme Politike

deputeti i Vetëvendosjes i uron burgim të përjetshëm Hashim Thaçit: Të ketë të njëjtin fat si Naim Murseli

‘Uroj që Hashim Thaçi të dënohet me burgim të përjetshëm’, ishte kjo deklarata e paprecedentë e bërë nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatos Geci nga foltorja e Kuvendit. Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë së bashku me 3-ish krerë të tjerë të UÇK-së që prej 2022 në pritje të një vendimi nga gjykata.

Geci i uron Thaçit të njëjtin fat si Naim Murseli, teksa komentoi dënimin përjetë të këtij të fundit për vrasjen e bashkëshortes së tij.

“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci.

Menjëherë pas kësaj deklarate, ka reaguar kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci, e cila bëri të qartë qëndrimin e kësaj partie për luftën çlirimtare.

“Në lidhje me luftën çlirimtare të UÇK qëndrimet tona janë publike, të qarta dhe qëndrojmë pas tyre. Lufta ka qenë e drejtë, e pastër dhe respektojmë përpjekjet e të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë e vendit.”

Nga Vetëvendosja ka reaguar dhe deputeti Hysen Durmishi, i cili th se ndihet i turpëruar nga deklarata e Fatos Gecit.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur