Aktualitet Lajme Politike

Sot seanca vendimtare për zgjedhjen e Presidentit, Kosova rrezikon të shkojë sërish drejt zgjedhjeve

Kuvendi i Kosovës dështoi dhe njëherë tjetër për zgjedhjen e presidentit të ri. Sot do të zhvillohet seanca e fundit në orën 10:00 për votimin e kreut të ri të shtetit, në rast se palët nuk dakordësohen për pasardhësin e Vjosa Osmanit, Kuvendi do të shpërndahet dhe brenda 45 ditësh Kosova do të zhvillojë zgjedhje të reja parlamentare.

Opozita dje vendosi të bojkotojë seancën e jashtëzakonshme ndërsa në sallë ishin të pranishëm vetëm 64 deputetë nga 80 që duhen për zhvillimin e seancës.

Në votimin e fundit, kandidaturat e Lëvizjes Vetëvendosje, Feride Rushiti mori 63 vota, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë. Një votë u shpall e pavlefshme.

Ndërkohë, dy kandidatët fillestarë të Vetëvendosjes për postin e presidentit, Glauk Konjufca dhe Fatime Mulhaxha-Kollçaku, u tërhoqën zyrtarisht nga gara pas 2 raundeve të dështuara.

Opozita e cilësoi seancën si një “spektakël politik”, ndërsa kryeministri Albin Kurti ua faturon atyre fajin e dështimit duke thënë se opzita nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë konkrete për zgjedhjen e presidentit të ri.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur