Aktualitet Lajme Politike

Edi Rama niset pasdite për në Gjermani, zbulohet arsyeja që e çon kryeministrin mes miqve të nderit në Aachen

Kryeministri Edi Rama Do të udhëtojë pasditen e sotme drejt Gjermanisë, për të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjoz The Charlemagne Prize (Karlspreis), një çmim prestigjioz që jepet çdo vit nga qyteti gjerman i Aachenit që nga viti 1950 për punë të shquar në shërbim të bashkimit evropian.

Këtë vit, Çmimi i Karlit të Madh 2026 i akordohet ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane dhe ish-Kryeministrit të Italisë, Profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian.

Kryeministri Edi Rama do të jetë në Gjermani sonte dhe nesër, derisa ceremonia të përfundojë.

Sponsori i çmimit, qyteti i Aachenit, i referohet Karlit të Madh si “Themeluesi i Kulturës Perëndimore ” dhe pohon se nën mbretërimin e tij, qyteti i Aachenit dikur ishte qendra shpirtërore dhe politike e të gjithë asaj që tani është Evropa Perëndimore.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur