Sot u përkujtua një nga ditët më të dhimbshme në historinë e Kosovës, eksodi i pranverës së vitit 1999, kur mijëra familje u detyruan të shpërnguleshin si pasojë e dhunës dhe spastrimit etnik nga forcat serbe. Në shenjë simbolike, një grup qytetarësh nga Kosova kaluan në këmbë kufirin Kosovë-Shqipëri për të mbërritur në Kukës.Të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ata u pritën në pikën kufitare të Morinës nga përfaqësues të pushtetit lokal dhe shoqata “Eksod ’99”.Prej 27 vitesh, kutjohet gjithnjë 16 Prilli, ne shenjë mirënjohjeje për familjet kuksiane që hapën dyert e strehuan mijëra refugjatë nga Kosova gjatë luftës.Sipas të dhënave historike, asokohe në Kukës mbërritën rreth 70 mijë refugjatë kosovarë.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës, transmeton KosovaPress.
Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar. Në çdo përvjetor të eksodit të vitit 1999, që mori përmasa biblike, në Kukës përkujtohet, e në dy vitet e fundit edhe simbolikisht prej pandemisë, kjo dramë vuajtjesh nga më të tmerrshmet që kanë përjetuar njerëzit e kësaj toke.

