Aktualitet Lajme Lifestyle

Përfaqësuesja e delegacionit serb tentoi t’u hiqte nga duart flamurin e Kosovës shqiptarëve që përkrahnin Alisin në Eurovision, DETAJE nga incidenti: Na tha se nuk lejohej

Një incident është shënuar ditën e djeshme shumë pranë skenës së finales së madhe të Eurovizion 2026, pasi një vajzë e delegacionit serb ka tentuar t’u largojë nga duart flamurin e Kosovës shqiptarëve që po mbështesnin Alisin.

I pranishëm në mesin e 3 personave që mbanin në duar flamurin e Kosovës, ka qenë dhe gazetari Albert Limani i cili bën me dije se përfaqësuesja e delegacionit serb u kërkoi atyre të mos e mbanin më flamurin me argumentimin se nuk lejohej.

Mirëpo ky i fundit, në një reagim në rrjet në lidhje me incidentin e shënuar bëri me dije se e kundërshtoi dhe nuk lejoi që ajo të ndikonte në mesin e tyre.

“Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovizion, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht” shkruan gazetari. 

Reagimi i gazetarit:

Derisa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovizion, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”.

Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht.

Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht!

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur