Ilir Meta ishte sot në Çepan të Skraparit për t’i dhënë lamtumirën babait të tij, që humbi jetën në moshën 83-vjeçare,
Menjëherë pas drekës së mortit, Ilir Meta u takua me familjarët dhe miqtë e tij, për t’iu drejtuar më pas furgonit të policisë për të shkuar drejt qelisë.

Nga pamjet e publikuara ne media, pjesë e varrimit ishte dhe futbollisti nigerian, Joshua, i cili ka qenë në një qeli me Metën. “Shihemi së shpejti vëlla”, u dëgjua futbollisti në momentin kur takohet me ish-presidentin.
Pas ceremonisë mortore të të atit, ish-presidenti Ilir Meta është nisur nga Çepani për t’u kthyer në qeli, në burgun 313.

Nderkaq edhe Monika Kryemadhi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përcjelljes drejt banesës së fundit të babait të Ilir Metës.
Rexhep Metaj do të prehet në varrezat e fshatit Çepan në Skrapar.

