Aktualitet Lajme Lifestyle

Raporti: 17% e shqiptarëve ndihen të rraskapitur emocionalisht nga puna, mbi mesataren e BE-së

17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” të lodhur emocionalisht nga puna e tyre.

Kjo përqindje është ndër më dhjetë të lartat në Europë dhe mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 13%.

Megjithatë, në rajon, rekordin e mban Kosova, me 29% që janë të lodhur emocionalisht gjithmonë ose shumicën e Kohës, e dyta më e lartë në Europë, pas Qipros, Mali i Zi (26%), Maqedonia e veriut (21%). Serbia është në të njëjtat nivele me Shqipërinë, ndërsa nivelin më të ulët të lodhjes emocionale në punë e ka Bosnjë Hercegovina (13%).

Të dhënat janë publikuar nga raporti i fundit i Komisionit Europian për anketimin mbi kushtet e punës dhe punën e qëndrueshme, që realizohet një herë në 5 vjet dhe u publikua në prill.

Anketimi mat dhe lodhjen fizike, ku punonjësit shqiptarë duket se ankohen më pak, në raport me vendet e tjera të Europës, me 26% që janë gjithmonë ose vazhdimisht të lodhur fizikisht.

Në këtë nivel, Shqipëria është ndër 10 të fundit e Europës, më e ulët se mesatarja e BE-së prej 28%, dhe shumë larg niveleve të Malit të Zi (38%), Maqedonisë së Veriut (35%), Kosovës (34%), Serbisë (30%),

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur