Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:30 në Pejë, ku një burrë kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij.
Pas raportimit të rastit, policia thotë se ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe ka intervistuar palët e përfshira, transmeton Klankosova.tv.
“Viktima pas intervistimit është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh policor.
Rasti është hapur si “Dhunë në familje”. /Klankosova.tv

