Mbrëmjen e së mërkurës është zbuluar nata e finales se “Big Brother VIP Albania 5”.
Banorët e mbetur në shtëpi kanë parë momentet më të bukura që kanë kaluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Nepermjet pamjeve magjike qe dhuroi skenografia e spektaklit u zbulua se në finale do të shkojnë vetëm 4 banorë. Ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 18 prill. Katër banorët që do të prekin finalen do të konkurrojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
E megjithate nuk kane munguar as debatet e nxehta mes banoreve dhe jo vetem.

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si e ofenduan ndjekësit e tij Selinin, kur dolën nga dhe shkuan në një showroom me makina, por atje Selin u përball me ofendime. Opinionisti iu drejtua Mirit duke i thënë se ky i fundit kërkon të denigrojë Selinën.
Pjesë nga biseda:
Miri: Ne aty po tregonim se çfarë ndodhi. Para se të tregoja, Rogerti e ka fantazuar. Kjo gjëja që ndodhi, se edhe gjatë kohës që ishim rrugës, ai dilte nga dritarja makinës dhe thoshte jo Mirin, jo Mirin, Selinin.
Arbër Hajdari: Jo jo Miri, ti e bëre për dy arsye. Për t’i dhënë zë një gjëje të tillë duke u zgërdhirë. Ti more një ofendim nga rruga, provokoi, i dhe sinjal në programin më të ndjekur në Shqipëri. Ti do ta denigrosh Selinën. Ti duhet të ndash mendjen për një gjë, Selinin është kokrra e asaj që dëgjove apo vajza jote?

