Aktualitet Lajme Lifestyle Show Biz

Bebe Rexha dominon tapetin e kuq me një ‘look’ të guximshëm

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ishte ndër emrat që tërhoqën vëmendjen në tapetin e kuq të eventit prestigjioz Billboard Women in Music 2026, i mbajtur të mërkurën (29 prill) në Hollywood Palladium, në Los Angeles.

Ngjarja tradicionale e organizuar nga Billboard nderon gratë më me ndikim në industrinë e muzikës dhe këtë vit u moderua nga Keke Palmer.

Në mesin e të vlerësuarave ishin disa nga emrat më të njohur të skenës muzikore ndërkombëtare, përfshirë Teyana Taylor (Visionary Award), Zara Larsson (Breakthrough Award) dhe projektin HUNTR/X (Women of the Year Award).

Në këtë mbrëmje, Rexha u shfaq me një stil të guximshëm dhe glam, duke rrëmbyer vëmendjen e mediave dhe fotografëve. Ajo kishte zgjedhur një fustan të zi të ngushtë, që theksonte linjat e trupit, i kombinuar me një detaj pelushi në nuanca rozë-gri mbi supe, duke i dhënë pamjes një prekje dramatike dhe luksoze.

Look-un e kompletoi me çorape rrjete dhe taka elegante, ndërsa aksesorët në qafë – zinxhirë perlash të kombinuar me elemente “choker” – i shtuan një frymë moderne dhe edgy paraqitjes. Me flokë bionde të prera në stil bob dhe grim të theksuar në sy, këngëtarja u shfaq e sigurt dhe karizmatike para kamerave.

Pjesëmarrja e saj në këtë event vjen në një moment të rëndësishëm të karrierës, pasi Bebe Rexha është duke promovuar albumin e saj të katërt, Dirty Blonde, i cili pritet të publikohet më 12 qershor.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur