Aktualitet Lajme Politike

Mjeke në QSUT, kush është kandidatja e vetme, që do garojë përballë Berishës për kreun e PD?

Në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike, i vetmi emër që është regjistruar përballë Sali Berishës është Mereme Sela, mjekja e QSUT-së, e cila ka marrë edhe “bekimin” e Flamur Nokës, sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Sela nuk është figurë e njohur e politikës dhe as pjesë e strukturave drejtuese të demokratëve, dhe ajo vet e ka pranuar këtë. Por megjithatë ky fakt nuk e ka penguar të marrë përgjigjen pozitive të Nokës.

“Rol drejtues nuk më është dhënë asnjëherë”, është shprehur pas dorëzimit të kandidaturës së saj ditën e sotme në selinë blu, dhe ka theksuar se garon me idenë e një figure të re në politikë.

Ndërsa e pyetur nga gazetarët në lidhje me kreun e PD, Sali Berishën, ajo ka thënë: 

“Unë kam shumë respekt për Doktorin sepse e kam koleg, profesor. Unë betejën e kam: nëse popullit dhe anëtarësisë i intereson një person me figurë të pastër, e papërlyer, pa asnjë lloj impakti për të gjithë shqiptarët, jam unë. Po të duan, le të më votojnë. Dy shtyllat kryesore janë shëndetësia dhe arsimi.

 

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur