Aktualitet Lajme

Një muaj pas martesës, ish-fituesi i “BBA8” ndan lajmin e bukur me ndjekësit

Ish-fituesi i “Big Brother Albania 8”, Vesel Kurtishaj, po përjeton një nga momentet më të bukura të jetës së tij, pasi shumë shpejt do të bëhet baba.

Lajmi i bukur është bërë i ditur nga partnerja e tij, Rrezja, e cila ka zgjedhur rrjetet sociale për ta ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit.

Ajo publikoi një foto në InstaStory, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, duke zbuluar kështu shtatzëninë e saj.

Foton e shoqëroi me një mbishkrim të shkurtër dhe domethënës: “Në epokën time si nënë”.

Ky lajm i gëzueshëm vjen pasi një muaj më parë, çifti kurorëzoi dashurinë me martesë, duke organizuar një ceremoni të madhe dhe tradicionale në Prizren.

Në dasmë morën pjesë miq të afërt, familjarë dhe figura të njohura publike, duke e kthyer atë në një festë të vërtetë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur