Aktualitet Lajme Ndërkombëtare

“Lufta në Ukrainë, më e vështira për t’u zgjidhur”, zv presidenti amerikan kritikon udhëheqësit evropianë!

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J. D. Vance, kritikoi udhëheqësit evropianë të mërkurën, duke i akuzuar ata se nuk kanë bërë mjaftueshëm për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Jemi zhgënjyer nga shumë udhëheqës politikë në Evropë, sepse ata nuk duken veçanërisht të interesuar në zgjidhjen e këtij konflikti specifik “, tha Vance në një konferencë në Budapest, ku ai ndodhet për vizitë që nga e marta.

Zëvendëspresidenti amerikan theksoi se konflikti në Ukrainë ishte “lufta më e vështirë për t’u zgjidhur “, pas armëpushimit të arritur në Iran.

“Kemi arritur vërtet t’i bëjmë ata ukrainasit dhe rusët të shprehin qëndrimet e tyre dhe me kalimin e kohës, qëndrimet e tyre janë bërë gjithnjë e më të ngjashme”, tha ai

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur