Aktualitet Bota Kronike

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

Një Airbus A220-300 i “Croatia Airlines” me 130 pasagjerë në bord rrëshqiti nga pista në aeroportin e Splitit në Kroaci pasi pilotët vendosën të ndërpresin ngritjen “në përputhje me procedurat e sigurisë”, tha linja ajrore.

Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë të sigurt, askush nuk u lëndua”, tha linja ajrore në një deklaratë, duke shtuar se avioni kishte një ekuipazh prej pesë personash. Pasagjerët kanë zbritur nga aeroplani dhe ndodhen në terminalin e aeroportit.

Një foto e publikuar nga faqja e internetit rajonale e lajmeve Damacijadanas.hr tregon aeroplanin të ndaluar në fund të pistës, me një motor që duket të jetë i dëmtuar dhe i mbështetur në bar përgjatë pistës.

Në kohën e incidentit, avioni po përgatitej të ngrihej nga Spliti, një qytet port në bregdetin Adriatik, në Kroaci, me destinacion Frankfurtin e Gjermanisë.

“Sipas informacionit të parë të disponueshëm, ekuipazhi e ndaloi avionin duke vepruar në përputhje me procedurat e përcaktuara të sigurisë”,shpjegoi linja ajrore, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet e vendimit të pilotëve.

“Më shumë informacion do të njoftohet pas përfundimit të kontrolleve të para teknike dhe procedurave zyrtare”, shtoi ajo.

You may also like

Aktualitet

“Nuk u garantua siguria e qytetarëve” Pas protestës të opozitës shkarkohet Ilir Proda

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimi u mor pas protestës së
Vila 31 ne flake
Aktualitet

Militantët e PD molotov tek ”Vila 31”, Rama: I gjeta artistët të traumatizuar, turp për gjykatësit që lirojnë zjarrvënësit

Kryeministri Edi Rama vizitoi “Vilën 31″ ku një ditë më parë u hodhën bomba molotov dhe fishekzjarre nga protestuesit. Në