Aktualitet Lajme Politike

“O me ne, o përballë nesh”/ Kryeministri Rama paralajmëron Spiropalin me përjashtim nga Grupi Parlamentar: Nuk mund të bëni drama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka paralajmëruar përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali nga Grupi Parlamentar. Kjo ka ardhur pas qëndrimeve dhe postimeve të saj në rrjetet sociale.

Bëhet me dije se gjatë fjalës së tij në fund të mbledhjes të zhvilluar ditën e sotme, Rama ka përmendur mungesën e saj në votime si dhe reagimet e saj publike.

“Herën e parë nuk erdhe në votim. Herën e dytë bërë çarçafin dhe herën e tretë nuk ka, del jashtë këtij grupi”, mësohet të ketë thënë Rama.

Gjatë mbledhjes Rama ka thënë se në PS nuk mund të krijohen drama.

“Tek puna e partisë nuk mund të bëni drama, dhe për këtë po të drejtohem ty Elisa. Nuk dua të krijoni situata në parti. Partia ka dy ngjyra, bardhë e zi, ose bardhë dhe me ne, ose zi dhe përballë nesh.” ka thënë Rama.

Gjatë përfundimit të mbledhjes, Spiropali ka kërkuar të marrë fjalën, por nuk është lejuar.

“Ti s’mund të replikosh këtu, ti nuk merr fjalë më, me ty është investuar PS dhe unë”, ka thënë Rama në përfundim të diskutimi.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur