Komiteti shqiptar i Helsinkut vlerëson shkelje të rëndë të ligjit dhe të standardeve të Gjykatës Evropiane të të drejtave të njeriut, mbajtjen në kafaz metalik apo prej xhami të zyrtarëve gjatë seancave në Gjykatën e Posaçme.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quan shkelje të të drejtave të njeriut dhe cenim të prezumimit të pafajësisë, mbajtjen në kafaz të të paraburgosurve. Duke sjellë në vëmendje ankimimin fillimisht të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj e më pas të kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Helsinki argumenton shkeljet që pretendon se po bëhen ndaj tyre.
Komiteti i Helsinkit thotë se argumentimi i Gjykatës se vendosja në kafaz është kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bie ndesh me ligjin procedural penal, ndërsa sjell edhe një rast kur GJEDNJ e kundërshton mbajtjen e të paraburgosurve në kafaz.

