Aktualitet Kronike Lajme

Përgjaket Kosova! Ndodh vrasja e dytë brenda ditës, i riu qëllohet me thikë në fyt, VDES në duart e mjekëve, vëllai i tij dergjet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mitrovicën e Jugut ku disa persona janë përleshur fizikisht e më pas sherri ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

Sipas mediave vendase raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur, rreth orës 22:00, pasi në Spitalin Rajonal në Mitrovicë ishte dërguar një person i lënduar nga mjet i mprehtë.

Viktimë nga ngjarja e rëndë mësohet se ka mbetur Erduan Ibrahimi, i cili dyshohet se u godit me thikë në fyt gjatë incidentit që ndodhi në rrugën “Adem Voca”, rreth orës 21:45.

Ibrahimi u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe u shpall i vdekur.

Ndërsa mësohet i plagosur nga ngjarja e rëndë ka mbetur dhe Shaban Ibrahim, dyshohet vëllai i viktimës, i cili po trajtohet në QKUK në Prishtinë dhe fatmirësisht thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë është vënë në pranga shtetasi A. S, i cili dyshohet se i sulmoi të dy me thikë.

Sakaq bëhet me dije se rasti është regjistruar “Vrasje e rëndë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe hetimet lidhur me motivet e ngjarjes po vazhdojnë.

Kjo është vrasja e dytë e ndodhur brenda pak orëve në Kosovë, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme u qëllua për vdekje me armë zjarri në mes të Prishtinës, Agron Hajdari i njohur ndryshe me nofkën “Radulla”.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur