Futboll Sport

Ronaldo dhe “mallkimi” i finaleve vazhdon në Azi, qan sikur mos të fitonte kurr

Cristiano Ronaldo ka humbur mundësinë për ta fituar trofeun e parë me Al-Nassr, pasi skuadra saudite u mposht 1:0 nga Gamba Osaka në finalen e Ligës së Kampionëve aziatike të nivelit të dytë.

Finalja e zhvilluar në Riad u vendos nga goli i sulmuesit turk Deniz Hummet në minutën e 30-të, gol që rezultoi vendimtar për skuadrën japoneze.

Pavarësisht përpjekjeve të Al-Nassr në pjesën e dytë, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Një nga rastet më të mira për skuadrën saudite erdhi nga Joao Felix, por goditja e tij u ndal nga shtylla.

Me këtë fitore, Gamba Osaka e fiton për herë të parë këtë trofe, ndërsa Ronaldo dhe Al-Nassr mbeten ende në kërkim të suksesit kontinental. Tashmë fokusi i skuadrës saudite zhvendoset në kampionatin vendor, ku synon titullin kampion në ndeshjet e mbetura të sezonit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së